Nga Shqipëria / E Premte 10 Qershor 2022, 18:06

Britney Spears puthet me Madonnën në dasmën e saj

Britney Spears dhe Madonna kanë rikrijuar puthjen ikonike në buzë, të ndodhur në MTV Video Music Awards në vitin 2003. Dy këngëtaret e popit, u puthën sërish pas ceremonisë së dasmës.

Britney dhe Madonna shkëmbyen puthjen në rezidencën luksoze të Spears në Los Angeles. Ky moment ndodhi kur Britney ndryshoi fustanin e saj mahnitës të bardhë për të ndjenjur më komode në një fustan të kuq të shkurtër pas dasmës me Sam Asghari.

Mbretëreshat e pop-it zunë faqet e para të gazetave 20 vjet më parë kur u puthën në VMA, ndërsa performonin këngën Hollywood të Madonna-s me Christina Aguilera në skenë, duke mahnitur audiencën në mbarë botën.