Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka pohuar për herë të parë lajmet se është shtatzënë. Ajo ka ripostuar në Instagram një lajm që flet për shtatzëninë e saj teksa një fan page shkruan "Plasën, plasën".

“Panorama Plus” bën me dije se Ilda është në 3 mujorin e dytë të shtatzënisë dhe do bëhet me një vajzë.

Para disa ditësh ajo postoi një foto nga pushimet ku ishte përpjekur mos të nxirte në pah barkun e rrumbullakosur ndonëse tashmë është bërë e pamundur.



