Nga Shqipëria / E Premte 10 Qershor 2022, 14:02

Kendall Jenner, nënë për herë të parë?

Në episodin e fundit të “The Kardashians” Kendall Jenner ka lënë të kuptohet se është gati për të qenë nënë.

Ajo ndodhej në një dyqan me rroba për fëmijë së bashku me motrën e saj, Khloe Kardashian, teksa i ka thënë: O zot i madh, të jem në një dyqan bebesh ndihet si më reale për mua këto ditë. Sikur po vjen dita dhe për mua, e kupton?

Kujtojmë se Kendall është prej kohësh në një lidhje dashurie me Devin Booker.