Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Dhjetor 2017, 13:01

Zhduket papritur Xheni e BB, ja çfarë bën Benardi

Xheni dhe Bernardi  ishin një nga çiftet më të preferuar të publikut gjatë lojës së tyre në ‘Big Brother’. Por para disa javësh ata i dhanë fund përfundimisht lidhjes së tyre  dhe ndarja e çiftit u bë një nga lajmet kryesore në mediat online, dhe kjo për shkak se ata braktisën edhe konkurrimin në ‘Dance with me’.

Ata pas ndarjes vazhduan jetën e tyre,  Xheni mori vendimin të rikthehej në Itali, ndërsa Bernardi ju rikthye boksit. Edhe pas postimeve dedikuar njëri-tjetrit  që ata  publikonin në rrjetet sociale, duket se e kanë ndarë mendjen përfundimisht që s’do të kthehen më bashkë.

Por një vendim i papritur i Xhenit i ka habitur të gjithë, sipas ‘Xing.al’, Xheni e ka mbyllur llogarinë  e saj në Instagram duke lënë shumë ndjekës të zhgënjyer se përse ajo u zhdukë në atë mënyrë nga rrjetet sociale.

Ndërkohë Bernardi nuk ka dashur të reagojë për këtë ngjarje dhe ka vazhduar jetën e tij normalisht. Ish banori madje ka postuar edhe disa foto provokuese ku ka shfaqur trupin e tij të palestruar dhe muskujt e barkut.

 

Hmmmm ð???ð?½ Boom

A post shared by Benard Marashi (@benard_marashi1) on

 

A post shared by Benard Marashi (@benard_marashi1) on