Nga Shqipëria / E Enjte 9 Qershor 2022, 23:11

'Është aktori më i keq', Olsi Bylyku reagon pas deklaratës së Cubit dhe nuk ia lë mangët përgjigjen

Olsi Bylyku ka reaguar pas deklaratës së koleges së tij Cubi Metkaj, e cila e cilësoi si 'aktorin më të keq'.

“Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku. E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi. Unë jam e sinqertë…”, tha Cubi pak ditë më parë.

Sot Olsi publikoi në Instastory një foto krah Cubit, teksa ndodheshin në prova, duke ironizuar deklaratën e saj.

“Kënaqësi kur punon me aktorë të mirë! Cubi Metkaj aktorja më e dobët e Klanifornia", shkruan Olsi.