Nga Shqipëria / E Enjte 9 Qershor 2022, 20:08

Babë e bijë: Getoari ndan foton e parë me Margetin dhe i bën dedikim

Marina nuk ngurron të postojnë foto të Margetit, edhe pse kjo ndodh rrallë. Por Geti është akoma më hermetik kur vjen puna tek jeta private. Megjithatë sot reperi e ka thyer këtë rregull.

Getoari ka postuar foton e parë me të bijën ku të dy shfaqen pranë detit duke parë perëndimin e diellit.

"Jeta e babës", ka shkruar Geti krah fotos ndërsa Marina i komenton: "Bota ime".