Nga Shqipëria / E Enjte 9 Qershor 2022, 17:05

Një çift i ri i shtohet showbizit shqiptar, dy këngëtarët në një lidhje?

Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar? Kjo është pyetja që po bëjnë të gjithë pas fotos së fundit të postuar nga Luar dhe Sardi.

“Veç i imi”, ka shkruar Luar krah fotos me Sardin dhe ky i fundit shprehet njësoj në foton e tij me këngëtaren duke shkruar: "Veç e imja".

Ndërkohë edhe në komente ndjekësit urojnë çiftin. Por nga ana tjetër dyshja mund të jenë thjesht duke bashkëpunuar e me këto postime po marrin vëmendje para publikimit të këngës.

Kujtojmë që Luari u bë e njohur me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, vite më parë. Nga ana tjetër, Sardi ka qenë pjesë e “X-Factor”.