Nga Shqipëria / E Enjte 9 Qershor 2022, 10:10

U tha se është i lidhur me Olta Beqirin, por Butrint Imerit i dalin fotot me tjetrën

Butrint Imeri është përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie me aktoren Olta Beqiri, madje ditën e djeshme në rrjet qarkulluan foto ku dyshja shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Megjithatë, "Prive.al" ka konfirmuar së fundmi se Butrinti dhe Olta nuk janë në një lidhje. Për më tepër ka siguruar foto të këngëtarit në shoqërinë e një vajze tjetër. 

Identiteti i vajzës në fjalë nuk është zbuluar ende.