Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Dhjetor 2017, 12:12

Martohet Angela Martini dhe s’do e besoni se çfarë veshi në vend të fustani të nusërisë

Modelja me origjinë shqiptare Angela Martini i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme me të dashurin e saj me origjinë rumune Dragos Savulsecu. Ajo edhe pse s’kishte lajmëruar asnjë për këtë dasmë, ditën e djeshme ka shpërndarë disa foto ku ka lajmëruar të gjithë  ndjekësit që është martuar në Las Vegas.

Por ashtu si dasma e saj në Las Vegas,  Angela ishte dhe nusja më e veçantë në botë dhe kjo për shkak të veshjes së saj. Modelja kishte zgjedhur që mos të vishesh me fustan të bardhë si gjithë nuset e tjera por kishte preferuar një fustan të zi të tejdukshëm, që të themi të vërtetën e tregonte shumë bukur.

“U martova mbrëmë me mashkullin e ëndrrave të mia. Jeta jonë është film dhe ne guxojmë ta jetojmë si duam. Origjinalë dhe të çmendur “ ka shkruar Angela në postimin  e saj.

Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndësishme ka reaguar edhe Dragos i cili ka thënë: “U martova mbrëmë me femrën më sexy në botë. Sa origjinalë dhe të çmendur. Jeta është e mrekullueshme dhe e bukur”