
Duke qenë një nga reperët më të kërkuar në koncerte, Don Xhoni rrjedhimisht ka edhe të ardhura shumë të mira. Si pasojë ka edhe një jetë luksi, që nuk ngurron ta tregojë në rrjete sociale apo në tekstet e këngëve.
Së fundmi, reperi ka postuar në InstaStory një video ku shihet vila e tij në Drenicë.
Para vilës janë parkuar dy makina, njëra e tipit Range Rover kurse tjetra Mercedes.