Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Qershor 2022, 20:08

Aristela e Përputhen bëhet nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2” Aristela Leka është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë vetë me dije ajo në rrjetet sociale.

Aristela ka publikuar foton e dorës së bebushit dhe e ka shoqëruar me një këngë domethënëse.  Aristela është bërë me një djalë dhe ende nuk e ka zbuluar emrin.

Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë e ka mbajtur të fshehtë gjithë periudhën e pritjes së ëmbël duke mos publikuar asnjë foto.