Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Qershor 2022, 18:06

Butrint Imeri kapet mat me aktoren e njohur, po tani ç'do thotë?

Butrint Imeri prej kohësh është përfolur për një lidhje të re dashurie me aktoren Olta Beqiri. Që vitin e kaluar nisën lajmet se ata janë bashkë, por këngëtari e deklaronte veten beqar. 

Së fundmi, faqja në instagram “Vipat e Bllokut” ka nxjerrë disa foto të Butrintit krah Olta Beqirit, një aktore e re dhe personazh i njohur në mediat sociale.

Akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nëse dyshja janë në një lidhje. Tani presim ç'do na thotë Butrinti, i cili i ka mohuar gjithmonë këto lajme.