Sara Berisha ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Natën me Aulonën", ku mes të tjerash zbuloi të reja nga lidhja me Dj PM, lidhje e cila nisi në Big Brother VIP.
Ajo u pyet për planet e së ardhmes, teksa tregoi se ende nuk e kanë menduar. Sara tha se për momentin po shijojnë të ardhmen.
“Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet”, u shpreh blogerja.