Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Kim nisi një lidhje të re dashurie me blogeren Chaney Jones, e cila u komentua shumë në rrjet për shkak të ngjashmërisë me ish-bashkëshorten e reperit. Mirëpo lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë.

Burime për "TMZ" kanë bërë të ditur se dyshja janë ndarë pas një udhëtimi të gjatë në Japoni. Lajmi i ndarjes vjen menjëherë pasi Kanye u pa së fundmi në kinema me një grua tjetër.

Nuk dihet ende se kush e ka kërkuar ndarjen. Kujtojmë se Chaney dhe Kanye u panë për herë të parë bashkë në muajin Shkurt.





