Nga Shqipëria / E Martë 12 Dhjetor 2017, 18:06

Dona dhe Fjorentina nuk i ndahen Olsit dhe Musait, por dy djemtë i injorojnë keq ish-banoret e BB

Ata ishin dy nga çiftet më të përfolur gjatë edicionit të 9 të Big Brother, dhe ndërsa ishin brenda lojës marrëdhëniet midis tyre nuk ishin aspak të mira. Por si shumica e çifteve pas përfundimit të lojës i dhanë fund edhe lidhjes së tyre.

Bëhet fjalë për Fjorentinën me Olsin dhe Donën me Musan, të cilët pavarësisht se loja ka muaj që ka mbaruar ata ende përfliten në mediat sociale.

Së fundmi ishte Musa ai i cili nëpërmjet një fotoje të publikuar ka treguar se miqësia e tij me Olsin po vazhdon ende.

“Tu qa hallet” ka shkruar Musa përmbi foto. Postim të cilin mesa duket e ka parë edhe Dona me Fjorentinën pasi ato menjëherë pas publikimit të fotos kanë reaguar duke postuar një foto identike me mbishkrimin:

'U pa puna duke qarë hallet të gjithë vetëm me një ndryshim un duke puc Donën ndërsa jam duke qesh me lot’ është shprehur Fjorentina.

Kjo na lë të kuptojmë se vajzat ende janë paksa të fiksuara pas djemve dhe i provokojnë ende ata me këto lloje postimesh.

Por pas postimit të vajzave ka reaguar sërish Musa, i cili nëpërmjet një fotoje ku i ka bërë tag Olsit ka shkruar ‘Seriozisht?’, në këtë mënyrë ai ka injoruar hapur dy vajzat.