Sipas menaxherit të VIP-aveAlesio Alajt, koncertet e Norës në Australi nuk rezultuan të suksesshme, të paktën sa i përket fitimeve.
Menaxheri në një lidhje direkte me "Shqipëria live", tha se ndodh që të dalë në humbje me artistë dhe këtu veçoi rastin e Nora Istrefit.

"Nora s’ka hite, unë i bëra një favor tur menaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarsësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova", ka thënë Alesio për këngëtaren.
Sipas tij ai vetë nuk fitoi, por Nora mori paratë e saj.

