Nga Shqipëria / E Martë 7 Qershor 2022, 18:06

Arjola Demiri do i futet politikës? Flet aktorja: Një çik e vërtetë sepse...

Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

Disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm.” Por a do t’i futet Arjola politikës?

“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf", tha ajo e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” duke mos treguar më shumë.