Nga Shqipëria / E Martë 7 Qershor 2022, 18:06

Martohet futbollisti shqiptar, pamjet nga dasma përrallore me modelen

Futbollisti Florent Hadërgjonaj dhe modelja Dorina Podrimja janë kurorëzuar në martesë. Dasma u mbajt në Gjakovë dhe fotot e videot nga ceremonia janë publikuar nga vetë modelja në Instagram.

Dorina shfaqet e lumtur krah futbollistit, teksa duket e mrekullueshme me fustanin e nusërisë.

Çifti u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar pasi modelja i tha “Po” propozimit për martesë të lojtarit.

“Zyrtarisht Zoti dhe Zonja Hadergjonaj”, shkroi çifti në një postim në Instagram më 27 maj.