Nga Shqipëria / E Martë 7 Qershor 2022, 01:01

'Tre të dashura në të njëjtën kohë s'i përballoj dot', Amos Zaharia flet për jetën private

Pas ndarjes nga këngëtarja Gigliola Haveriku vitin e kaluar, kurioziteti për jetën private të Amos Zaharias ka qenë mjaft i madh. Aktori ka vendosur të shuajë një herë e mirë kureshtjen e të gjithëve, duke pranuar publikisht se është beqar. 

Duke folur për filmin “Dashuri dhe Trublenca” në “Ora News”, aktori tha:

“Unë s’do e merrja kurrë përsipër, të kisha tre të dashura në të njëjtën kohë, se një mezi e përballoj. Nëse do kisha pasur të dashur nuk do ishte bërë xheloze sepse do kisha ditur kë të zgjedh".