Alketa Vejsiu ka dhënë lajmin e mirë se do të rikthehet sërish emisioni i talenteve të reja në muzikë, “X Factor”. Moderatorja iu ka bërë thirrje të gjitha talenteve që mendojnë se kanë zë dhe munden të këndojnë, të bëhen gati pasi në sezonin pasardhës do të rikthehet “X Factor” në Tv Klan.
Alketa Vejsiu: Dhe bashkë me “Dance With Me Albania”, të gjitha talentet që mendojnë se kanë zë dhe mund të këndojnë, të bëhen gati për “X Factor” sepse rikthehet dhe “X Factor” në sezonin pasardhës.

Së shpejti do të rikthehet edhe “Dance With Me” në Televizionin Klan.
Alketa paralajmëroi edhe 2 produksione të tjera, por që do zbulohen më vonë.
