Nga Shqipëria / E Hënë 6 Qershor 2022, 23:11

Plas sherri, Noizy godet me grusht Cllevion

Një sherr ka ndodhur sot në Durrës. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shikohet reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, duke e goditur fenomenin e rrjeteve sociale në vitet e fundit Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Thuhet se Cllevio ka folur kundër Noizyt dhe sot ka vendosur të shkojë edhe tek lokali i tij në Durrës. Kjo nuk u prit mirë nga Noizy, i cili duket se gjithë këtë e pa si një provokim të situatës e cila agravoi deri në përleshje.

Në një video të publikuar shikohet Noizy duke e goditur me grusht Cllevion.

Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA). Gjithashtu ai është mik shumë i mirë edhe me Stresin.