Do të rikthehet së shpejti në Tv Klan “Dance with Me”. Lajmin e bëri të ditur sot Alketa Vejsiu gjatë emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.
Juria, pjesë e spektaklit do të ketë rol shumë të rëndësishëm edhe në këtë edicion për të vlerësuar VIP-at që kërcejnë në teatrin e Tv Klan javë pas jave. Kërcimet do të përfshijnë zhanret si: Ëaltz, Tanto, Cha Cha, Mambo, Bachiata, Rumba, Samba, Jive, Musical, kërcim modern, por nuk do të mungojnë edhe kërcimet e traditës shqiptare.

Nuk do të mungojnë “fabulat” skenike, romancat artistike që i nevojiten skenës, por edhe të gjithë publikut. Kurioziteti i të gjithëve tani është se cilët VIP-a do marrin pjesë dhe kjo mbetet per tu mesuar së shpejti.
