Vesa Luma dhe Big Basta kanë disa kohë që përfliten për një ndarje për shkak të largimit të reperit nga Shqipëria dhe largësisë së tyre prej disa kohësh.

Shkak për këtë ishte largimi i reperit të njohur drejt Amerikës duke lënë këtu bashkëshorten Vesën dhe djalin e tyre Lian.

Por diçka e tillë nuk është aspak e vërtet pasi Vesa ka treguar se edhe ajo me djalin e saj kanë udhëtuar drejt Amerikës dhe mesa duket më në fund familja është sërish bashkë.
“Udhëtimi i parë i Lianit, 32 orë” shkruan Vesa.

Një udhëtim shumë i gjatë për vogëlushin por që ja ka vlejtur pasi tashmë ai ndodhet në krahët e babit të tij, të cilin kishte disa muaj që nuk e shikonte.

