Luljeta Nallbani, një prej konkurrenteve që spikati në sezonin e parë të emisionit “Për’Puthen +40” ishte ftuar këtë të hënë për të kujtuar eksperiencën e saj në program.
Ajo rrëfeu se pjesëmarrja në programin e dashurisë i ka kushtuar në marrëdhënien që ka me nipërit dhe mbesat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk donin të merrja pjesë në emision, por unë jam e lirë. I kam bërë bllok, kam një vit që nuk flas me nipin, mbesën. Më thanë halla na turpërove”.

"Unë jam e pavarur, shyqyr që nuk u martova. Martesa për mua është ferr, dua të jem e lirë", tha Luli më tej.
Ish-konkurrentja nisi njohjen në program me Giuseppen por më pas u largua, duke lënë takimet në mes. “Kishim kimi, por nuk më plotësonte”, tha ajo.
Pa komplekse, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, foli dhe për momentin e sikletshëm kur një video e saj nudo qarkulloi në rrjetet sociale:
“Kam qenë unë e zhveshur. Shkojmë ne Tamar. U ulëm dikur për të pirë kafe. Ishim 17 veta. I thashë një gruaje më mbaj pak bluzën. Gocat po qeshnin me njëra-tjetrën, s’ma merrte mendja që më kishin bërë videon. Çdo njeri tregon veten. Vetëm forma, që ne femrat nuk duam njëra-tjetrën, kjo nuk më pëlqeu. Po këto videot më bënë më të fortë”.

