Nga Shqipëria / E Hënë 6 Qershor 2022, 19:07

Përflitet se janë lidhur, Semi kapet mat me këngëtarin e njohur

Kohët e fundit është përfolur se Semi se ka nisur një romancë të re me Ron Zaitin, këngëtarin me të cilin realizoi edhe videoklipin e fundit.

Dyshja u panë shumë të afërt me njëri- tjetrin në klip sa fansat nisën aludimet se mes dyshes ka lindur diçka. Mirëpo, së fundmi, ata janë parë krah njëri-tjetrit në festivalin “UNUM” në Shëngjin. Një video e publikuar nga ‘Gazeta Express’ tregon dyshen në festival krah njëri-tjetrit.

Ndërkohë në një tjetër video që po qarkullon në rrjet, Semi dhe Ron shihen duke kërcyer ku nuk kanë munguar as përkëdheljet.