Elgit Doda ka etiketuar kryeministrin Rama në postimin e tij të fundit duke e akuzuar për kopjim. “A mer kopjac, a mer kopjac”, shkruan kantautori me shaka.
Shkak janë bërë fotot e fundit që Rama ka postuar në Instagram ku shfaqet në të njëjtin vend ku Elgiti dhe Xhensila kanë realizuar videoklipin e këngës së tyre më të re me titull “A e din”.

Dyshja e kanë realizuar klipin në Nivicë, në vendin piktoresk ku ka shkuar edhe kryeministri.

