Nga Shqipëria / E Hënë 6 Qershor 2022, 12:12

Janë ndarë? Mikela dhe Erioni zbulojnë çfarë po ndodh mes tyre

Në rrjet kanë qarkulluar lajme se Mikela dhe Erioni i kanë dhënë fund lidhjes. Kjo pasi dyshja i kanë fshirë fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale.

Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Këtë e ka konfirmuar vetë Mikela teksa ka publikuar një video nga plazhi, shoqëruar më këngën “Ku je” dhe duke i bërë tag Erionit.

Erioni e ka ripostuar videon e partneres duke shkruar: Pothuajse aty.