Festat e fundvitit po afrojnë dhe të gjithë emisionet televizive po përgatisin programacionin e tyre për atë ditë. Një ndër tyre është edhe Ermal Mamaqi i cili po realizon prova për ditën e fundit të vitit.

Ai në një video të shpërndarë në instagram, ka ndarë me fansat dhe një prej surprizave që do sjell ‘Xing Me Ermalin’ në datën 30 dhjetor.

Në këtë video Ermali shihe në skenë së bashku me këngëtaren Oreta Leka dhe vajzën e vogël të presidentit Meta, Era Meta, duke bërë prova për një këngë që do sjellin së shpejti.
Ata dëgjohen teksa këndojnë këngën ‘Vetëm një fjalë’ nga Elsa Lila të cilën publiku do ketë mundësi ta dëgjojë shumë shpejt edhe në televizion Klan.
