Nuk duhet domosdoshmërisht të jetë një ditë e veçantë që Sabri Fejzullahu t’i dedikojë të shoqes fjalë shumë të ndjera publikisht.

Vetëm së fundmi ai ka publikuar në rrjete sociale një foto krah Nerës, krahas së cilës ka shkruar se do të jenë gjithmonë bashkë.

“Ti Nera jem, tok me fytyrën tënde të ëmbël do të jeni me mua deri në amshim”, ka shkruar Sabriu.





