“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, deklaroi Shakira së fundmi duke konfirmuar ndarjen nga Pique.
"Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ju kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, vazhdonte deklarate.
Megjithatë, edhe pas ndarjes dyshja janë parë bashkë duke kaluar fundjavën me djalin e tyre Milan në Hluboka, ku i vogli po luan në një turne ndërkombëtar bejsbolli. Të dy duan të ruajnë mirëqenien e fëmijëve të tyre pavarësisht ndarjes së çiftit .
