Eugent Bushpepa ka qenë së fundmi i ftuar në “A Night” ku ka bërë një deklaratë të fortë përsa i përket muzikës shqiptare.

Ai tha se në tregun shqiptar ka shumë tekste të shëmtuara, të cilat nuk përcjellin një ndjenjë. Sipas tij, në tekstet shqiptare nuk ka logjikë.

"Nuk ka muzikë të shëmtuar.Tekste të shëmtuara ka pafund tregu shqiptar të them të drejtën. Nuk po them të jenë vetëm tekste filozofike se duhen edhe tekste realiste, por duhet që teksti të përcjellë një ndjenjë. Tekstet shqiptare kohët e fundit janë goxha të dhunshme. Fjalët e pista përdoren shabllon, nuk ka fije logjike brenda teksteve shqiptare, për mendimin tim", ka thënë Eugenti.




