Nga Shqipëria / E Diel 5 Qershor 2022, 10:10

Shakira pësoi sulm ankthi pas ndarjes? Reagon këngëtarja

Ditën e djeshme Shakira konfirmoi se ajo dhe Pique i kanë dhënë fund lidhjes 11 vjeçare. Pas atij momenti në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja ka pësuar sulm ankthi pas ndarjes.

Revista “Hola” publikoi disa foto ku shihej një ambulancë para shtëpisë së Shakirës. Mirëpo, këngëtarja ka sqaruar të vërtetën.

“Njerëz, po marr shumë mesazhe shqetësimi që jam parë në një ambulancë në Barcelonë kohët e fundit.Dëshiroj vetëm t’ju bëj të ditur se ato foto janë të fundjavës së kaluar (data 28), kur babai im për fat të keq pësoi një rënie të rëndë dhe e shoqërova me një ambulancë në spitalin ku po shërohet tani. Ju lutemi dërgoni urimet tuaja më të mira për të dhe ju falënderoj të gjithëve si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj", ka shkruar ajo në Twitter.