Prokuroria e Prokuplje të Serbisë së fundmi ka filluar hetimin ndaj një grupi shqiptar i cili dyshohet se ndërmjetëson martesat midis serbëve dhe vajzave shqiptare.
Një rast i ndodhur ditët e fundit në Prokuplje të Serbisë është dhe shkaku i nisjes së këtyre hetimeve, pasi një serbë ka kallëzuar në prokurori grupin shqiptar duke pretenduar se kishte paguar 1.500 euro për t’u martuar me një shqiptare, por kjo e fundit është arratisur pak orë pas dasmës.

Sipas Kurirs.rs prokuroria e Prokuplje i ka nisur një kërkesë prokurorisë së Shqipërisë për ta ndihmuar në identifikimin dhe gjetjen e autorëve.
“Personat që dyshohen si përgjegjës për mashtrimin janë identifikuar dhe procedurat po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë në Shqipëri”, tha Boro Zecevic, një zëdhënës i Prokurorisë në Prokuplje për Kurir.

Sipas viktimës ai ka treguar se nëpërmjet një agjencie që drejtohesh nga një grua ka mundur të lidhi kontaktet me këtë grup i cili arriti ti gjente një vajzë për tu martuar.
“Ai u lidh me ta nëpërmjet telefonit. Ranë dakord që të paguante 1.500 euro dhe ata do t’i sillnin një vajzë për t’u martuar. Pak ditë më vonë, një vajzë e re e shoqëruar nga një grua u shfaq në Prokuplje. Me to ishte një burrë, i cili iu prezantua dhëndrit si xhaxhai i vajzës”, tha burimi për Kurir.
Ai ka treguar se pasi ata ishin larguar nga shtëpia dhëndri as nuk e ka kaluar natën me nusen e tij dhe kjo gjë ka bërë që djali to drejtohej organeve të hetimit për ndihmë.
Ky nuk është rasti i vetëm i mashtrimit pasi sipas organeve, histori të tilla ka plotë në Serbi por nuk kallëzohen për shkak të turpit.
Burimi: Gazeta Express
