Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Qershor 2022, 22:10

Emocione dhe lot/ Elgiti i propozon për martesë Kleas në ditëlindjen e Kridit (Videos)

Sot ka qenë një ditë shumë e veçantë për Elgit Dodën dhe Klea Hutën. Djali i tyre Krid ka festuar ditëlindjen e dytë, por jo vetëm kaq.

Elgiti ka zgjedhur pikërisht një ditë kaq speciale për t’i propozuar për martesë Kleas. Ai i është ulur në gjunjë para gjithë të ftuarve, të cilët kanë shpërthyer në duatrokitje.

“A pranoni zonja Klea të martoheni me mua?”, i ka thënë Elgiti e sigurisht moderatorja ka pranuar e përlotur. Këngëtari i ka dhuruar një puthje në buzë, ndërsa më pas ka puthur të birin.

]