Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Qershor 2022, 11:11

'Nuk ke cipë', Donaldi ia thotë troç, Megi nuk ia kursen përgjigjen

Megi Pojani ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në "Më lër të flas", ku mes të tjerash foli për paragjykimet ndaj saj pasi poston shpesh foto apo video provokuese. Donaldi e pyeti nëse e bezdisin komentet apo nëse ndihet e gjykuar.

Megi u shpreh se nuk e ka presionin e të ndjerit e gjykuar, ndonëse e di që gjykohet. "Ndoshta ngaqë nuk ke cipë", i tha Donaldi me të qeshura, batutë e cila u mor me shumë sportivitet nga Megi.

"Më pëlqen të jem e pacipë. Më pëlqen të shijoj femilitetin tim për sa kohë e kam mundësi ta shijoj. Të jesh grua është fat dhe privilegj shumë i madh dhe ka përfitime shumë të mëdhaja", tha ajo.