Megi Pojani ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Më lër të flas", ku mes të tjerash u pyet nëse do ta shohim në edicionin e dytë të "Big Brother VIP".

Megi u shpreh se nuk e ka të sigurt nëse do futet pasi ka frikë nga vetja. Ajo tha se këtë vendim do ta marrë në momentin e fundit, duke shtuar se është natyrë e pavendosur.

“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër sepse jam shumë e pavendosur”, u shpreh Megi.



