Nga Shqipëria / E Martë 12 Dhjetor 2017, 13:01

Jeta sekrete e Fan Nolit që nuk dihej dhe 7 gratë

Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Naso Jorgaqi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Debati në Channel One’ me Roland Qafokun ku ka rrëfyer diçka më shumë për kërkimet e tij mbi jetën e Fan Noli.

Sipas tij ai tashmë është 87-vjeç  dhe shumicën e jetës së tij ja ka dedikuar Fan Nolit duke studiuar veprat e tij që nga koha kur vetë shkrimtari i njohur ishte gjallë, por ai kurrë nuk pati mundësin ta takonte nga afër. Ai është shprehur se Fan Nolin edhe pse vdiq beqar në jetën e tij kishte dashuruar 7 gra detaje këto që ai i ka përfshirë në librin e tij  “Mërgata e Qyqeve”

Kur gazetari e ka pyetur profesorin se nëse Fan Noli është në të vërtet një produkt shqiptar pasi  nga a 86 vjet jetë vetëm 5 prej tyre i jetojë në Shqipëri, ai është përgjigjur se: “Noli ishte një produkt 100 për qind shqiptar. Familja nga vinte dhe jeta që bëri ishin shqiptare. Ai ishte produkt i kësaj jete. Në moshën 7-vjeçare Noli nuk donte të shkonte në shkollë sepse shkollën nuk e kishte qef. Edhe për faktin se mësuesi i rrihte nxënësit. Një ditë e ëma e futi në thes dhe e çoi në shkollë. Mësuesi e pyeti se çfarë kishte në thes. Ajo e hapi dhe nxori prej andej Theofanin e vogël. Mësuesi u habit por që nga ai moment Noli nuk e la më shkollën. Në moshën 84-vjeçare, pra dy vjet përparas se të vdiste vijonte shkollën në një kurs në Harvard për mësimin e hebraishtes së vjetër."

Ndërsa kur profesor Jorgaqi është pyetur se nëse ekziston ndonjë sekretë nga jeta a Fan Nolit ai ka pohuar se po ekzistojnë shumë sekrete ku një ndër to ishte edhe jeta e tij personale dhe lidhjet e dashurisë.

“Unë po tregoj për herë të parë disa sekrete që unë i kam zbuluar nga jeta e Nolit dhe që nuk njihen. Një nga njerëzit që Nolin e ka njohur më mirë dhe më afër ka qenë At Artur Liolin. Sipas Liolin Fan Noli kishte pasur histori dashurie dhe flirte me 7 gra në të miqtë, Një ishte një greke kur ai u shkollua në Greqi. Madje i kërkoi të vëllait të martohej me të por kur i tha më tej se do shkonte në SHBA i vëllai e mori për aventurier dhe e kundërshtoi martesën. Një grua tjetër ishte sekretarja e tij Mary Jons. Një grua që bënte gjithçka për Nolin që nga punët e shtypshkrimeve e deri te kujdesja për shëndetin.” është shprehur ai.

Profesor unë kam një letër që ai kërkonte nuse shoqërisë Bashkimi në Bukuresht. Si ka mundësi që prifti kërkonte nuse?

Jo. Në atë moment nuk ishte prift. Sipas rregullit të kishës nëse në momentin që një person dorëzohej prift ishte i martuar ai nuk e prishte kurorën dhe mund të vazhdonte të ishte i martuar duke qenë prift. Por nëse dorëzohej prift beqar, ai nuk kishte më të drejtë të martohej. Kështu që përpara se të dorëzohej prift ai nisi të kërkojë nuse. U shkroi disa letra miqve, shokve dhe shoqërive dhe një prej tyr e është kjo letër që thoni ju “ ka treguar Jorgaqi.

Në fund ai është pyetur se si ka mundësi që nuk mundën ti gjenin një nuse Nolit, dhe profesori ka rrëfyer se ata nuk mundën. Pasi duket se kërkesat e Nolit dhe ajo që ai përfaqësonte ishin të larta kjo mbase ishte dhe shkaku që ai nuk u martua kurrë.

Burimi: Gazeta Tema.