Nga Shqipëria / E Premte 3 Qershor 2022, 16:04

'Jam budallaqe që u martova me ty', Arbenita ia thotë në sy Feros, reagon reperi

Përveç pozave ku shfaqet gjithnjë në super formë Arbenita ndan shpesh me ndjekësit edhe video krah partnerit të saj, Feros. 

Së fundmi në llogarinë e saj në TikTok, modelja ka publikuar një video për të qeshur, ku ajo dhe bashëshorti i saj Fero imitojnë një zë në sfond.

“Unë budalla që martohem me ty, duke qenë me u martu me një dreq”, thotë Arbenita, ndërsa duke qeshur Fero ia kthen: “Të kishte arrestuar policia se s’bën të martohen kushërinjtë bashkë”.