Kejvina ka festuar mbrëmë ditëlindjen. Modelja ka zgjedhur që 27-vjetorin ta festojë në jaht me mikeshat e saj. Kanë qenë këto të fundit që kanë publikuar pamjet nga festa.

Nga videot e postuara në Instastory shihet se vajzat janë me bikini dhe kërcejnë e argëtohen për qejfin e tyre.

Mes tyre janë edhe Arta Elezaj dhe Enxhi Haxhiu, dy vajza shumë të njohura për publikun.





