Jona Kalemaj ka qenë një nga konkurrentet finaliste të Big Brother që edhe pas daljes nga ai spektakël ajo vazhdojë të ketë vëmendjen e publikut dhe të mediave, e kjo pasi ka qenë shpesh e ftuar në emisione të ndryshme gjithashtu ka qenë edhe shumë aktive në mediat sociale.

Ajo para disa vitesh u bë nënë e një vajze dhe tashmë është përsëri në pritje të ëmbël dhe mesa ka bërë të ditur përsëri po pret një vajzë.

Në një foto të postuar pak minua më parë, Jona, ka bërë një dedikim prekës për vajzën që pret të lindi së shpejti, duke i kërkuar asaj falje që është mërzitur kur ka marr vesh se është vajzë pasi gjithmonë ka dëshiruar që fëmija i dytë të jetë djalë.

“Është hera e parë që flas me ty “jet” që akoma s’ke ardhur në jetë. Them hera e parë pasi ndoshta s’kam patur as guximin të të kërkoj falje për të gjjtha mendimet dhe mosdeshirat e mia kur mora vesh gjininë tënde. Jam treguar maskiliste, egoiste, inatçore me ty vetëm e vetëm se nuk ishe djalë. Tamam sikur të isha nga ata meshkuj që duan vetëm djem. Se djemtë çoç do bëjnë në jetë. Ndryshe nga babai jot që kurrë nuk ka pyetur se çfarë ishe. Mjafton që ti të ishe mire. E di “jet” që akoma nuk e kam falur veten? E doja djalin sepse unë jam si shumica e këtij populli të mykosur në mendime që nëse lind djalë atëherë ti je një grua që pjell flori apo nëse ti lind djalë ti ke bërë një mrekulli. Ne jemi popull që urojmë gjithmonë “me një djal” apo “tjetër herë me djalë” dmth djali duhet domosdoshmërisht në jetë. Apo kur të thonë “hajd mos u mërzit se e re je dhe e treta e vërteta”. Jo mor jo se s’janë më të mirë djemtë se vajzat. Vajzës i bërtet dhe maksimumi shkon e mbyllet në dhomën e saj duke përplasur derën e ndoshta dhe duke të të sharë që s’bën si prind, por punë e madhe. Djalit i bërtet dhe shkon e hap derën e jashtme të shtëpisë e nuk të vjen më. Eeeehhhh sa e sa gjëra kanë dallime mes tyre por kryesorja është shprehja që më kanë thënë dikur “djali im, është djali im deri sa të martohet, por vajza ime është vajza ime tërë jetën”. I paçi me jetë fëmijët çfarëdo që ti kini. Janë fëmijët tanë dhe asnjë ndryshim nuk ka nëse është djalë apo vajzë. Ndaj sot i kërkoj falje publikisht mrekullisë që rritet brenda meje. “Jet” që mezi të presim në jetë…. MË FAL!”- ka shkruajtur Jona përbri fotos së barkut të saj.
