Nga Shqipëria / E Enjte 2 Qershor 2022, 17:05

Elbasan/ 34-vjeçari paguan naftën në karburant me para false

Një 34, E.A është vënë në kërkim nga policia e Elbasanit. Mësohet se ai ka paguar furnizimin e makinës me naftë me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.