Armina Mevlani ishte një ndër të ftuarat në dasmën e Ilir Shaqirit. Gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ajo ka treguar se çfarë i ka thënë Shkëlzeni në ato momente.

Moderatorja është shprehur se partneri i ka thënë se për burrat dasma është kënaqësi por nuk ndryshon gjë, ndërsa për gratë është shumë e rëndësishme.

“Më ka thënë Zeni, për neve burrat vërtet është kënaqësi, por nuk ndryshon gjë. Si të martuar, si të fejuar, si të dashuruar, kur e kemi në shtëpi dikë që duam është njëlloj. Për ju është e rëndësishme, më tha, se të shoh si të shkëlqejnë sytë kur flet”, ka treguar Armina.



