Nga Shqipëria / E Enjte 2 Qershor 2022, 17:05

Çfarë ndodhi? Tuna i bën ‘diss’ Patrisit nga pushimet

Tuna ndodhet së fundmi me pushime me dy mikeshat e saj, Adelina Tahirin dhe Big Mamën. Postimet në Instagram kanë lënë të kuptohet se vajzat po kalojnë për bukuri në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Big Mama ka publikuar në Instastory një video të Tunës duke luajtur me instrumenta, njëjtë si i shoqi i saj Patrisi. “Tuna diss Patrisit”, ka shkruar Bigu me humor krahas videos.

Kujtojmë se Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë martesës së tyre një mundësi tjetër.