Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë. Këngëtarja, e cila e ka mbajtur shumë të fshehtë jetën e saj romantike është fejuar.

Burime për “Iconstyle” kanë zbuluar se Samanta është fejuar në 29 dhjetor 2021.

“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në Instagram.

Thuhet se djali që i ka rrëmbyer zemrën Samantës është shqiptar, që jeton në SHBA. Pak kohë më parë u publikua edhe fotoja e para publike e çiftit, e shkrepur gjatë një eventi familjar.




