Nga Shqipëria / E Hënë 11 Dhjetor 2017, 19:07

Arrestohet fallxhorja-skiftere që mashtronte njerëz në Tiranë

Një grua është arrestuar në Tiranë pasi ka mashtruar disa persona duke ju vjedhur sende të ndryshme dhe lekë.

Ajo është një shtetase rome me iniciale L.G dhe u arrestua nga policia pasi një vajzë 23 vjeçare e ka akuzuar se i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme si dhe disa sende me vlerë.

Mesa bëhet e ditur ky nuk ishte rasti i parë pasi kjo grua i ka bërë të njëjtën gjë edhe një burri nga Ysberishti. Sipas burimeve ajo shkonte si fallxhore në shtëpitë e njerëzve dhe i mashtronte.

Duke u parë filxhanin e kafesë në shtëpitë e tyre, gruaja i ka mashtruar dy të dëmtuarit, duke u marrë varëset, unazat dhe byzylykët e floririt.

Sipas ‘Panorama’ ajo trokiste derë më derë duke thënë se shihte fall dhe pasi ata e fusnin në shtëpi binin pre e mashtrimit të saj duke i dhënë sendet me vlerë.