Qeveria ka marrë vendimin që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt e institucioneve do të ulen në gjysmë shtizë. Ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit do t’i jepet lamtumira e fundit. Trupi i pajetë i Bujar Nishanit mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës. Ditën e sotme ish-presidentit do t’i bëhen të gjitha nderimet në një ceremoni shtetërore.
Homazhe për Nishanin u kryen edhe një ditë më parë, teksa arkmorti me trupin e tij u vendos në sallën “Skënderbeu” të Presidencës, ku familjarët pritën ngushëllimet.
Homazhet zyrtare për Nishanin nisin sot gjithashtu në orën 10:00 në Presidencë, sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.
Pas orës 12.00 arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Në ceremoninë e varrimit pritet të ketë edhe fjalime lamtumire.
