Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Qershor 2022, 21:09

E rëndë në Korçë/ Dy burra bëjnë sherr për një grua, plagoset me sëpatë 46-vjeçari

Një sherr i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “1 Maji” në Korçë. Shtetasi Eno Beqiri ka plagosur me sëpatë 46-vjeçarin Sokol Duro.

"Abc News" raporton se konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur për një grua. 46-vjeçari ka vetëm thyerje të këmbës pasi është goditur nga autori me pjesën e pasme të sëpatës. 

Nga ana tjetër Eno Beqiri është shoqëruar në polici.