Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Qershor 2022, 20:08

E prisnit? Ka ardhur koha që Enca të japë një super lajm

Enca ndodhet prej ditësh në Dubai ku sigurisht po kalon pushimet e ëndrrave. Ajo i ka shfrytëzuar këto ditë dhe për frymëzim dhe së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Enca me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Ka ardhur koha t’ju them që muzikë e re po vjen. E preferuara juaj po rikthehet”, ka shkruar këngëtarja. Kujtojmë se kënga e saj e fundit është publikuar 11 muaj më parë.