Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Qershor 2022, 19:07

Trondit 22 vjeçarja greke: Më përdhunoi në plazh një shqiptar, më kapi nga koka dhe…

Një 22 vjeçare greke ka deklaruar publikisht se është përdhunuar nga një 56 vjeçar shqiptar në plazhin e Halkidikit në Greqi. Ajo ka treguar për televizionin “Mega TV” detaje shokuese të ngjarjes së rëndë.

“Isha shtrirë më shezlong për të marrë rreze dielli, kur në një moment ktheva fytyrën, ndjeva se dikush më sulmoi. Më kapi nga koka dhe më goditi. Më pas nuk mbaj mend asgjë. Mund të mos kisha dalë e gjallë nga e gjithë kjo gjë që më ndodhi. Uroj që asnjë grua tjetër mos të jetë kurrë në vendin tim”, ka thënë ajo.

Vajza e ka identifikuar 56-vjeçarin shqiptar, i cili është vënë në pranga. Ai i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar t’i nënshtrohet testit të ADN-së për të vërtetuar që nuk ka lidhje në përdhunimin e të resë greke.

Burimi: Abc News