Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Qershor 2022, 16:04

Nga sot drejt Italisë do të udhëtohet pa 'green pass'

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.

Udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.

Për informacione më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ (Linku).